
Tiranë, 14 dhjetor, NOA/ Irma Toptani – Disa orë para hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave me BE-në për shqiptarët në hapësirën Shengen, që nënkupton që nga orët e para të 15 dhjetorit e në vijim shqiptarët do të lëvizin të lirë pa patur nëvojën për vizë në 27 vendet e BE-së, ministri i Brendshëm Lulzim Basha gjatë analizës njëvjeçare të policisë vlerësoi uniformat blu, që gjatë 12 muajve të këtij viti policia arriti të menaxhojë me sukses situatat e përmbytjeve të fillimvitit në Shkodër, të plotësojë me përkushtim të lartë dhe pjesën e saj në kapitujt për siguri dhe drejtësi pjesë të pyetësorit të BE-së, që sipas Bashës përbënë një rol përcaktues në përmbushjen e të gjithë kritereve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Basha theksoi gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet ku merrte pjesë edhe kryeministri Berisha se policia arriti të menaxhojë me sukses të plotë situatën e rendit dhe sigurisë, gjatë një periudhe të tejzgjatur protestash, ku uniformat blu u angazhuan dhe finalizuan me rezultate rekord fushatën parandaluese dhe shtrënguese kundër kultivimit të kanabis sativa, si dhe ndërmori një nga reformat më të thella strukturore në historinë e Policisë së Shtetit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





