
NASA
zgjeron kuptimin e jetës në univers
Nga Richard Solash
Një njoftim nga administrata kombëtare
amerikane e gjithësisë, NASA, u ka dhënë fund thashethemeve në media se është
zbuluar jetë jashtëtokësore.
Përderisa njerëzit e vegjël të gjelbër mbeten vetëm në fantazinë e shkencës,
një ekip i shkencëtarëve zbuloi një kthesë në mënyrën e të kuptuarit të jetës
që e dimë ne, në planetin tonë, e ndoshta edhe përtej.
Hamendjet kulminuan të enjten kur NASA lëshoi një komunikatë për shtyp, si
“gjetje që do të ketë ndikim në kërkimet e provave për jetën jashtëtokësore”.
Dhe, përderisa pyetja fundamentale “A jemi vetëm në univers?” mbetet për
momentin me përgjigjen "Po", një ekip i shkencëtarëve e bëri publik
një zbulim në Tokë, i cili është më interesant sesa që mendonim.
Felisa Ëolfe-Simon, astrobiologe në NASA, e udhëheq ekipin, i cili zbuloi një
formë të re të jetës, formë që i është përshtatur dhe gjallon në mjedis toksik.
“Bakteri e bën punën ndryshe dhe ka hapur mundësi për gjëra tjera. Ai e ka
zgjidhur sfidën e të qenët gjallë në një mënyrë krejtësisht tjetër”, thotë Ëolfe-Simon.
Mikrobi është një virus i quajtur GFAJ-1 dhe është gjetur vetëm në liqenin Mono
në Kaliforni.
Ky nuk është liqen i zakonshëm, sepse në ujë ka sasi të konsiderueshme
arseniku, i cili mendohet se është helmues për të gjithë organizmat.
Por, Ëolfe-Simon nga NASA ka gjetur se jo vetëm që mikrobi e gjen burimin e
jetës tek arseniku, por ai në fakt e integron helmin në ADN-në e vet dhe pjesët
tjera themelore të qelizave të veta.
Në fakt, mikrobi e zëvendëson arsenikun për fosforin, i cili është njëri nga
komponentët kyçë për strukturat qelizore të të gjitha formave të jetës që
njohim.
Leëis Dartnel, astrobiolog nga Qendra për Shkenca Planetare në Universitetin e
Londrës, thotë se zbulimi e ndryshon konceptin e njeriut për parametrat e
jetës.
“E gjitha që deri sot e kemi ditur për jetën, është se ajo përdor elemente si
karboni, hidrogjeni, oksigjeni, azoti, sulfuri dhe fosfori. Jeta e këtillë, në
fakt, është kombinim i këtyre elementeve në molekula më të mëdha e më
komplekse".
"Prandaj, ky zbulim i bakteries që e zëvendëson arsenikun për fosfor,
është një zbulim tejet i jashtëzakonshëm. Ai fillon ta ndryshojë biokiminë
bazike, ndërtimin e blloqeve të jetës ashtu siç e njohim ne”, thotë Dartnell.
Për disa dekada, shkenca ka pasur njohuri për ekstremofilet, forma të gjalla që
mbijetojnë në kushtet më të rënda, i adaptohen acidit të vluar, jetojnë pa
diell në shtratin e oqeanit, apo në ujërat e ftohta në brendi të akullnajave.
Sara Seager, nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets, i studion kushtet për
jetë në planete të tjera. Ajo thotë se deri më sot, shumica e shkencëtarëve
kanë kërkuar kushte të ngjashme me ato në Tokë, ku ekzistonte vetëm një jetë e
njohur. Kjo ka bërë që shkencëtarët t’i studiojnë vetëm Marsin dhe hënat e
Saturnit dhe Jupiterit.
Por, tash kërkimet mund të zgjerohen, thotë Seager.
“Kjo hap mundësi të jashtëzakonshme për njerëzit që të paramendojnë forma tjera
të jetës në Mars, në Titan (hënën e Saturnit) dhe gjetkë në planete tjera
përtej sistemit tonë diellor. Kjo, vërtet, mundëson të mendosh më gjerësisht”,
thotë Seager.
NASA zgjeron kuptimin e jetës në univers
Nga Richard Solash
Një njoftim nga administrata kombëtare amerikane e gjithësisë, NASA, u ka dhënë fund thashethemeve në media se është zbuluar jetë jashtëtokësore.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





