
Tiranë, 20 dhjetor, NOA Update – Ndërkohë që gjatë një takimi me kryeministrin Sali Berisha, në njoftimin përkatës të faqes së qeverisë shprehej indinjata e përfaqësuesve të Komunitetit Musliman të Shqipërisë për ngritjen e vonuar të xhamisë së re në kryeqytet, kryetari i Bashkisë së Tiranës mblodhi sot për një konsultë publike bashkë me Komunitetin Musliman edhe grupet e interesit për ndërtimin e Xhamisë së re, një godinë kulti që do t’u shërbejë mbi 2500 besimtarëve në një qytet me histori unike në botë sa i përket bashkëjetesës fetare mes religjioneve të ndryshme. Xhamia e re në Tiranë, sikundër tha kryebashkiaku Rama në fjalën e tij do jetë një hapësire shpirtërore për besimtarët, një vend për kultivimin dhe shpërndarjen e dijes, një vend i përbashkët jo vetëm i kultit, por dhe i ambicjes së Tiranës për t’u përfaqësuar si një qytet me një histori unike bashkëjetese, dialogu dhe mirëkuptimi mes besimeve të ndryshme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





