
Ky është hap shumë i madh për këtë demokraci të re dhe të gjithë ne në Amerikë duhet që, me mburrje, ta mirëpresim Kosovën përsëri në bashkësinë globale të shteteve të lira dhe demokratike
Nga
Connie Mack
Më 12 dhjetor, Kosova do të mbajë zgjedhjet e
para të lira që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008. Në krye të garës
për zgjedhjet e lira është kryeministri aktual Hashim Thaçi, figurë kyçe i cili
është quajtur “Xhorxh Washington” i Kosovës.
Thaçi ka udhëhequr një qeveri të koalicionit në një vend me jo më pak se 15
parti politike. Për shkak të veprimeve jokushtetutese të ish presidentit Fatmir
Sejdiu, parlamenti është shpërndarë ndërsa Thaçi ka bërë të qartë dëshirën e
tij për të zbatuar Kushtetutën drejt zgjedhjeve paqësore – pa armë, pa shpata,
por me tranzicion paqësor të pushtetit në një vend i cili jo më larg se një
dekadë më parë ishte i kapluar nga lufta.
Lidershipi i Thaçit në Kosovë do t’i kontribuojë shumë anëtarësimit në Bashkimin
Evropian dhe raporteve efektive me Perëndimin në përgjithësi. Ky është hap
shumë i madh për këtë demokraci të re dhe të gjithë ne në Amerikë duhet që, me
mburrje, ta mirëpresim Kosovën përsëri në bashkësinë globale të shteteve të
lira dhe demokratike.
Shkatërrimi i ish Bashkimit Sovjetik çoi në konflikt të armatosur në tërë
Ballkanin, duke përshirë, natyrisht, Kosovën dhe Serbinë. Nën udhëheqjen e
Thaçit, një proces zgjedhor i lirë, i përcjellur me hapa për anëtarësim në
Bashkimin Evropian, duhet të shihet si progres shumë i madh. Kësaj here pa
atenate mbi arkiduka dhe pa tmerret e spastrimit etnik. Zhurma që mezi dëgjohet
e hedhjes se fletëvotimit në kuti do të ketë jehonë shumë më të madhe për
brezat që do të vijnë.
Ky rajon nuk ka njohur paqe për më shumë se 100 vjet, që nga fillimi i Luftës
së Parë Botërore. Gjatë shekullit të kaluar, shumë njerëz, i kanë përlloqur
duart në konfliktet thuajse të panumërta për mbijetesë, duke përshirë Thaçin,
lider në luftën e Kosovës për pavarësi. I dalur nga ky rajon me konflikte po
shfaqet një demokraci e re, paqësore, evropiane.
Kosova, një shtet shumëkulturor dhe shumëetnik, ka përjetuar trazime politike
dhe jostabilitet. Sot, ajo është demokraci në shpejtim. Kosova duhet të shërbej
si rikujtim për të gjithë ne se demokracia merr kohë.
Ajo që do të ndodh në Kosovë më 12 dhjetor është me rëndësi kritike. Kam besim
se Kosova do ta kalojë me pjekuri tranzicionin paqësor të pushtetit dhe me këtë
do të shërbejë si shembull që demokracia funksion dhe liria ka peshë.
Autori është anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve dhe anëtar i Komitetit për
Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve
Ky është hap shumë i madh për këtë demokraci të re dhe të gjithë ne në Amerikë duhet që, me mburrje, ta mirëpresim Kosovën përsëri në bashkësinë globale të shteteve të lira dhe demokratike
Nga Connie Mack
Më 12 dhjetor, Kosova do të mbajë zgjedhjet e para të lira që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008. Në krye të garës për zgjedhjet e lira është kryeministri aktual Hashim Thaçi, figurë kyçe i cili është quajtur “Xhorxh Washington” i Kosovës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





