
Transmetuar më 21-12-2010, 10:13
Beograd, 21 dhjetor, NOA – Raportuesi për Ballkanin i Parlamentit të Evropës, Jelko Kacin, i ka deklaruar BBC-së se Kosovës i duhet sa më shpejt krijimi i qeverisë për shkak të, siç tha, qëndrueshmërisë politike në vend dhe për fillimin e dialogut me Beogradin.
Zoti Kacin ka përmendur mundësinë e kandidimit të kryeministrit në dorëheqje për president të vendit duke e cilësuar këtë hap të mundshëm, pas publikimit të projekt raportit të Dick Marty, si shmangie nga situata aktuale shumë e rëndë dhe bllokuese në rastin e krijimit të Kuvendit të ri, të qeverisë se re të Kosovës dhe më vonë edhe të presidentit të vendit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





