Transmetuar më 23-12-2010, 23:14

Haiti, 24 dhjetor NOA - Janë të paktën 45 persona janë vrarë në Haiti dhe kjo që prej fillimit të epidemisë së kolerës nga mesi i tetorit, nga grupe të cilët i akuzonin viktimat për përhapje të sëmundjes.



Kjo u njoftua nga Ministria e Komunikimit dhe Kulturës në Haiti. Këto lloj incidentesh kanë qenë të paktën 15 në departamentin e Grand’Anse departament, në perëndim të ishullit. 

Që nga fillimi i epidemisë, të vdekurit kanë arritur në 2 mijë e 591 njerëz.
Viktimat, sipas një zyrtari të ministrisë së Komunikimit dhe Kulturës, janë pjesa më ë madhe priftërinj “voodoo”, të cilët janë rrahur e goditur me gurë dhe më pas janë djegur në rrugë. 

Ministri i Telekomunikacionit, Marie-Laurence Lassegue dha një këshillë publike duke sqaruar se njerëzit që praktikojnë voodoo nuk kanë aspak të bëjnë me epideminë e kolerës.

Sipas tij, për të luftuar sa më mirë këtë sëmundje duhet të rritet ndërgjegjësimi në lidhje me këtë “virus” të rrezikshëm.

r.b/NOA

Haiti, 24 dhjetor NOA – Janë të paktën 45 persona janë vrarë në Haiti dhe kjo që prej fillimit të epidemisë së kolerës nga mesi i tetorit, nga grupe të cilët i akuzonin viktimat për përhapje të sëmundjes.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit