
Francë, 13
dhjetor NOA - Orë paniku në një azil në Francë, ku për disa orë një 17 vjeçar i
armatosur ka marrë peng 15 fëmijë. I riu, i cili ishte në trajtim për
depresion dhe shihej si i çekuilibruar nga autoritetet, kishte filluar të
lëshonte fillimisht një grup të parë prej pesë fëmijësh.
Më pas u hodhën
në sulm skuadra e shpëtimit të cilat liruan të gjithë pengjet, ndërsa për sa i
përket djalit ai u arrestua.
Forcat speciale
më pas arritën të lironin dhe katër fëmijët e tjerë së bashku me mësuesen që
kishin mbetur brenda në duart e tij.
Me sa është bërë
e ditur 17 vjeçari është në kujdesin psikiatrik, por ka gjatë një periudhe
ka hequr dorë nga marrja e ilaçeve.
“I riu, - tha kryetari i komunës, - hyri në ndërtesë rreth orës 8:30 duke thënë
kërkonte diçka, disa informacione. Ai mbante në duar dy shpata. Një nga
ndihmësit tanë ishte me grupin e pengjeve dhe më pas arriti të dilte se bashku
me një fëmijë, e cila më pas u thirr sërish nga sekuestruesi duke marrë dhe
pesë fëmijë të tjerë”.
r.b/NOA
Francë, 13 dhjetor NOA – Orë paniku në një azil në Francë, ku për disa orë një 17 vjeçar i armatosur ka marrë peng 15 fëmijë. I riu, i cili ishte në trajtim për depresion dhe shihej si i çekuilibruar nga autoritetet, kishte filluar të lëshonte fillimisht një grup të parë prej pesë fëmijësh.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





