
Varshavë, 7 Dhjetor 2010 - Kryeministri i
Polonisë, Donald Tusk, tha sot se mesazhet diplomatike të Shteteve të
Bashkuara, të publikuara nga WikiLeaksi, e kanë ndryshuar mënyrën e perceptimit
të raporteve me Uashingtonin.
Tusk u tha reporterëve në Varshavë, se Polonia nuk ka problem me “humbjen e
iluzioneve” lidhur me karakterin e raporteve ndërmjet SHBA-ve dhe Polonisë,
citon radio Evropa e Lirë.
”Është problem i madh i humbjes së iluzioneve ndaj karakterit të marrëdhënieve
ndërmjet dy shteteve të ndryshme, përfshirë edhe aleatët e afërt, siç janë
Shtetet e Bashkuara dhe Polonia. Pra, nëse diçka më shqetëson mua, është drita
që ishte hedhur nga këto rrjedhje në karakterin e raporteve ndërmjet Shteteve
të Bashkuara dhe Polonisë dhe aleatëve të tjerë, tha kryeministri Donald Tusk.
Ai theksoi se mesazhet e publikuara kanë hedhur dritë në negociatat SHBA –
Poloni, për pranimin e raketave operacionale amerikane Partiot, në territorin
polak.
Në Maj të vitit 2009, zyrtarët polakë dhe amerikanë e shpallën njësitin e parë
për stërvitje për raketat Patriot tokë – ajër, që të vendosen në Poloni,
lëvizje kjo që e kishte shqetësuar Rusinë.
Polonia, poashtu, kishte besuar se Uashingtoni do ta instalonte një garnizon të
madh të trupave amerikane për të shërbyer me raketa, por sipas dokumenteve të
publikuara në WikiLeaks, Uashingtoni nuk e kishte ndërmend ta bënte këtë.
Varshavë, 7 Dhjetor 2010 – Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, tha sot se mesazhet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, të publikuara nga WikiLeaksi, e kanë ndryshuar mënyrën e perceptimit të raporteve me Uashingtonin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





