Transmetuar më 10-12-2010, 12:00

Beograd, 10 dhjetor, NOA -  Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vensan Dezher ka përshëndetur sot vendimin e Serbisë që të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të Çmimit të Nobelit për Paqe, në Oslo, duke shprehur kënaqësinë për këtë vendim të saj.



Dezher ka shfaqur shpresën se Serbia do të vazhdojë në këtë drejtim dhe kur bëhet fjalë për votime të ndryshme në Kombet e Bashkuara rreth rezolutave me të cilat bëhet thirrje për respektimin e të drejtave të njeriut në shtetet siç është Irani, Koreja e Veriut dhe Mjanmari.

“Shpresojmë se Serbia do t’i bashkohet politikës që bëjnë të 27 vendet e BE-së, por edhe shtete tët tjera të botës që kanë perceptim të ngjashëm mbi demokracinë dhe të drejtat e njeriut, është shprehur Dezher në një takim kushtuar medieve dhe të drejtave të njeriut, sot në Beograd.

NOA

Beograd, 10 dhjetor, NOA –  Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vensan Dezher ka përshëndetur sot vendimin e Serbisë që të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të Çmimit të Nobelit për Paqe, në Oslo, duke shprehur kënaqësinë për këtë vendim të saj.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit