
Shkup, 5 Dhjetor 2010 - Kreu i Lidhjes
Social-Demokrate të Maqedonisë Branko Cërvenkovski ka porositur në protestën e
opozitës në Shkup se nuk do të “pajtohet me mjerimin dhe varfërinë”, ndërkaq e
ka akuzuar qeverinë për krimet ne vend.
“Kriminelët më të mëdhenj në vend paraqiten si demokratë, ndërsa kryeministri
Nikolla Gruevksi shtyp të gjitha institucionet për të zbatuar politikën e tij”,
ka thënë Cërvenkovski në protestën e opozitës.
Ai ka thënë se Maqedonia “po pëson humbje në të gjitha fushat”, duke akuzuar
qeverinë se ka shkaktuar ndarje mes qytetarëve.
Protesta në Shkup e mbajtur nën slloganin “Marshi për demokracinë” ka
përfunduar pa incidente, ndërsa opozita këmbëngul se në protestë morën pjesë 50
mijë njerëz nga tërë Maqedonia.
Opozita kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, citon radio Evropa e Lirë.
Shkup, 5 Dhjetor 2010 – Kreu i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë Branko Cërvenkovski ka porositur në protestën e opozitës në Shkup se nuk do të “pajtohet me mjerimin dhe varfërinë”, ndërkaq e ka akuzuar qeverinë për krimet ne vend.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





