
Të dhënat po ngarkohen...
Prishtinë, 4 dhjetor, NOA – Brenda pak kohësh Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë mund të mblidhet për të shqyrtuar edhe një tjetër rast që lidhet me shqiptarët. Në janar të vitit të ardhshëm, drejtori i Qendrës së Prognozave Politike dhe Sociale në Tiranë, Koço Danaj, do ta paraqesë një ankesë në GJND kundër Konferencës së Londrës të vitit 1913, në të cilën u vendos ndarja e trojeve shqiptare.
Në një intervistë për median kosovare Danaj ka konfirmuar se ka mbledhur gjithë materialin me fakte e dëshmi se ajo konferencë, në të cilën u morën vendime në dëm të shqiptarëve 103 vjet më parë, është e paligjshme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
