
Bruksel, 11 Dhjetor 2010 NOA - Bashkimi
Evropian i kërkoi Kosovës që të sigurojë se zgjedhjet e para pas pavarësisë do
të jenë të lira dhe korrekte.
“Kërkojmë nga të gjitha partitë politike që të sigurojnë një proces të lirë dhe
korrekt zgjedhor, në të cilin secila votë numërohet”, ka thënë përmes një
deklarate për media, kryetarja e misionit vëzhgues të Parlamentit Evropian,
Doris Pak.
Vëzhguesit evropianë po ashtu inkurajuan “popullin e Kosovës që të marrë pjesë
në zgjedhje”, - citon radio Evropa e Lirë.
Zgjedhjet parlamentare të së dielës janë të parat që kur Kosova shpalli
pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.
Lexoni këtu,
gjithçka për zgjedhjet në Kosovë
Bruksel, 11 Dhjetor 2010 NOA – Bashkimi Evropian i kërkoi Kosovës që të sigurojë se zgjedhjet e para pas pavarësisë do të jenë të lira dhe korrekte.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





