Transmetuar më 02-12-2010, 21:19

Prishtinë, 2 Dhjetor 2010 NOA / Rid Bulku – Kryeministri i Republikës së Kosovës urdhëron që efektiva të Forcës së Sigurisë së Kosovës të dislokohen në Shkodër. Ata do të dërgohen në Veriun e Shqipërisë për të ndihmuar popullatën nga vërshimet, konfirmoi zyrtarisht për agjencinë NOA, zyra e kryeministrit në Prishtinë.

Bëhet e ditur se urdhri i shpallur erdhi pak pasi Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi zhvilloi një bisedë sot me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, lidhur me vërshimet e mëdha që po u shkaktojnë dëme qytetarëve të veriut të Shqipërisë.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit