Transmetuar më 14-12-2010, 09:06

Shkodër, 14 dhjetor, NOA - Gjendja e krijuar në zonat e përmbytura në Qarkun e Shkodrës, nga moti me reshje të shumta të javëve të fundit, krijoi një gjendje të rëndë për  familjet e dëmtuara, të cilat po përjetojnë ditë të vështira psikologjike dhe me dëme ekonomike të shkaktuara nga përmbytjet.

Duke marre shkas nga kontributi i dhënë nga Kryeministri i vendit dhe apeli i bërë nga strukturat shtetërore për solidarizim për të kontribuar “Në ndihmë të zonave të përmbytura”, me qëllimin për të kontribuar sado pak, efektivat e Gardës së Republikës, kontribuan në masën 100%, me një shumë financiare rreth 2.5 milion lekë (të reja).



Ata e depozituan vullnetarisht, në nr. e llogarisë të rezervuar për mbledhjen e fondeve në ndihmë për banorët të këtyre zonave, duke treguar vlerat e tyre njerëzore, krahas angazhimit në kryerjen e detyrës funksionale me profesionalizëm.

n.e/NOA

 

Shkodër, 14 dhjetor, NOA – Gjendja e krijuar në zonat e përmbytura në Qarkun e Shkodrës, nga moti me reshje të shumta të javëve të fundit, krijoi një gjendje të rëndë për  familjet e dëmtuara, të cilat po përjetojnë ditë të vështira psikologjike dhe me dëme ekonomike të shkaktuara nga përmbytjet.

Duke marre shkas nga kontributi i dhënë nga Kryeministri i vendit dhe apeli i bërë nga strukturat shtetërore për solidarizim për të kontribuar “Në ndihmë të zonave të përmbytura”, me qëllimin për të kontribuar sado pak, efektivat e Gardës së Republikës, kontribuan në masën 100%, me një shumë financiare rreth 2.5 milion lekë (të reja).

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit