Transmetuar më 08-12-2010, 15:19

Tiranë, 8 dhjetor, NOA – Ne e çmojmë pa masë ndihmesën dhe mbështetjen e të gjitha vendeve dhe shteteve mike në këto ditë të emergjencës civile, i tha sot Presidenti i republikës, Bamir Topi, kryeministrit të Sllovenisë, Borut Pahor, i cili ndodhet në Tiranë në këto ditë që Shqipëria u përfshi nga gjendja e emergjencës civile për shkak të përmbytjes së zonave të tëra në qarkun e Shkodrës por edhe të disa lagjeve të saj. Duke iu referuar situatës së rënduar të krijuar në veriperëndim të vendit për shkak të përmbytjeve, Kryeministri slloven Pahor shprehu solidaritetin institucional dhe keqardhjen e thellë për dëmet e kësaj fatkeqësie natyrore, që sikundër edhe mund të merret me mend ende nuk kanë nisur të përllogariten pasi pritet njëherë tërheqja tërësisht e ujit nga tokat e përmbytura.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit