Transmetuar më 08-12-2010, 08:45

Shkodër, 8 dhjetor, NOA – Energjia elektrike, e ndërprerë për shumë familje në veri të vendit, për shkak të përmbytjeve, iu është rikthyer sërish atyre nga operatori “CEZ Shpërndarje”.



Raportim minutë pas minute

Kështu, duket se rënia e nivelet të ujit në zonat e përmbytura në Shkodër, ka përmirësuar ndjeshëm edhe furnizimin me energji elektrike, në të njëjtën kohë edhe riparimin e disa defekteve në linjat e transmetimit.

Në publikimet më të fundit të bëra nga “CEZ Shpërndarja”,  konfirmohet fakti se është bërë e mundur vënia në punë e disa nënstacioneve që kanë qenë të përmbytura.

Konkretisht, mësohet se në rajonin e Shkodrës sot u bë i mundur rifurnizimi me energji elektrike, 1500 abonentëve të fshatit Zues në Moriqan, ku ka qenë e pamundur ndërhyrja deri dje.

Ndërkaq, në lagjen Xhabije i është dhënë energji 2 kabinave 20kv, duke kthyer energjinë për disa abonentë të kësaj lagjeje.

n.e/NOA

FOTO EKSKLUZIVE NGA LART

Shkodër, 8 dhjetor, NOA – Energjia elektrike, e ndërprerë për shumë familje në veri të vendit, për shkak të përmbytjeve, iu është rikthyer sërish atyre nga operatori “CEZ Shpërndarje”.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit