Transmetuar më 04-12-2010, 14:25

Tiranë, 4 dhjetor, NOA – Ndërsa përmbytjet në vend kanë zgjeruar hartën e tyre përtej Shkodrës, Ministria e Financave informoi sot se ka hapur numra llogarie në të gjitha bankat e nivelit të dytë në vend, për të mbledhur ndihma monetare për banorët e prekur nga katastrofa natyrore, sikundër i ka cilësuar qeveria përmbytjet e përsëritura në Shkodër.

Ministria e Financave fton sakaq të gjithë donatorët, organizatat e bamirësisë, biznesmenët dhe qytetarët, që të japin kontributin e tyre për të lehtësuar situatën e rënduar të banorëve të dëmtuar, të cilët janë me mijëra, që tashmë s’kanë më asgjë përveç teshave të trupit, pasi gjithçka ua përmbyti uji.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit