Tiranë, 2 Dhjetor 2010 NOA – FIFA vendosi sot për organizatorët e kampionateve të vitit 2018 dhe për vitin 2022 duke përzgjedhur përkatësisht Rusinë dhe Katarin. Vendimet në Zyrih i shpalli presidenti i FIFA-s, Sep Blater.
Moska prezantoi një projekt investimi prej katër miliardë dollarësh amerikanë.
Kurse Katari, ka dhënë shifrën marramendëse prej 50 miliardë dollarësh si investim që do të bëhet për organizimin më 2022 të Kampionatit Botëror të Futbollit.
Për organizimin e kampionatit botëror të futbollit në vitin 2018 favorite ishte Rusia, e ndjekur nga Anglia.
Por në garë ishin edhe kandidaturat e
përbashkëta të Spanjës e Portugalisë dhe Holandës e Belgjikës.
Për finalet e vitit 2022 konkurruan SHBA-të, Koreja e Jugut, Japonia, Katari
dhe Australia. Agjencitë e basteve favorizuan kandidaturën amerikane, por fitoi
Katari.
e.r/NOA
Tiranë, 2 Dhjetor 2010 NOA – FIFA vendosi sot për organizatorët e kampionateve të vitit 2018 dhe për vitin 2022 duke përzgjedhur përkatësisht Rusinë dhe Katarin. Vendimet në Zyrih i shpalli presidenti i FIFA-s, Sep Blater.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd