Transmetuar më 09-12-2010, 10:51

Tiranë, 9 dhjetor, NOA - Çmimet e konsumit gjatë muajin nëntor shënuan një rritje prej 0.2 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm, tetor 2010.

Këtë e konfirmon për agjencinë e Lajmeve NOA, Instituti i Statistikave, sipas të cilit,  ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Konsumit në muajin nëntor është 2.8 për qind, kur një vit më parë ky ndryshim ishte 3.0 përqind.



Konkretisht, INSTAT pohon se indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një rritje prej 0.3 për qind. Brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 2.3 për qind vërehet në nëngrupin “Sheqer e ëmbëlsira”

Ndërsa çmimet në nëngrupin e frutave shënuan një ulje prej 4.2 për qind.

Kurse indeksi i grupit “Qera ujë lëndë djegëse dhe energji” shënoi një rritje prej 0.3 për qind, ku veçojmë rritjen e çmimit të gazit të lëngshëm me 5.8 për qind.

Në fund, INSTAT pohon se gjatë muajit nëntor çmimet e karburantit shënuan një rritje të lehtë prej 0.1 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm.

n.e/NOA

 

Tiranë, 9 dhjetor, NOA – Çmimet e konsumit gjatë muajin nëntor shënuan një rritje prej 0.2 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm, tetor 2010.

Këtë e konfirmon për agjencinë e Lajmeve NOA, Instituti i Statistikave, sipas të cilit,  ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Konsumit në muajin nëntor është 2.8 për qind, kur një vit më parë ky ndryshim ishte 3.0 përqind.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit