Transmetuar më 02-12-2010, 13:22

Tiranë, 2 dhjetor, NOA – Ministri për Inovacionin e Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit Genc Pollo deklaroi sot se enti rregullator shpalli fituesin e tenderit për licencën 3G. Fituesi i kësaj licence është kompania “Vodafon Albania”.

“Oferta prej 31.4 milionë Euro e kompanisë “Vodafon Albania” për të blerë licencën 3G ishte gati tre herë më e lartë se sa çmimi dysheme i caktuar prej nesh. Një investim i tillë tregon besimin që kompania më e madhe në botë e kësaj fushe ka tek Shqipëria, te tregu i saj në rritje, dhe siç mu konfirmua, tek Qeveria, institucionet shtetërore dhe politikat e ndjekura prej tyre”, tha sot Pollo në një konferencë për mediat.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit