Transmetuar më 01-12-2010, 18:53

Tiranë, 1 dhjetor, NOA – Qeveria autorizoi sot Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve të tenderojë ndërtimin e tunelit Tiranë-Elbasan, tunelin e boshtit të Jugut, tunelin e Korridorit të 8-të, ndërtimin e lotit të 8-të të by pass-it  Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, si dhe nisjen e studimit të projektimit për disa segmente të tjera rrugore, si Tiranë-Dajt-Qafë Mollë-Bizë, zgjerimit të rrugës Sukth-Hamallaj; aksit Qafë-Plloçë-hyrje e Pogradecit dhe unazën e Pogradecit.

Por, kryeministri Berisha, duke e konsideruar tunelin Tiranë-Elbasan një ndër veprat madhore e më fizibël të ndërtimeve të derisotme, deklaroi gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë se tuneli do të financohet me paratë e buxhetit të shtetit dhe nga dita e nënshkrimit të kontratës, afati i dorëzimit të tij do të jetë 18 të muaj.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit