
Të dhënat po ngarkohen...
Tiranë, 30 dhjetor, NOA – Prej disa kohësh ishin kthyer në tmerrin e qytetarëve që lëvizin vonë gjatë orëve të natës në kryeqytet. Vetëm mbrëmjen e djeshme Policia e Tiranës, sot ka arritur të arrestojë katër të rinj të cilët akuzohen për një numër të madh vjedhjesh të dhunshme.
Operacioni policor i koduar “Errësira”, bëri të mundur arrestimin e Shkëlzen Tahir Sinani, 21 vjeç, banues në Kukës, adoleshentit E.B, 16 vjeç, banues në Tiranë, Xhuljan Shkëlqim Gazidede, 18 vjeç, banues në Tiranë, Lorenc Arbër Barhani, 18 vjeç, edhe ky, banues në Tiranë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
