Transmetuar më 29-12-2010, 12:49

Fier, 29 dhjetor, NOA - Ish-drejtori i një filiali banke në Fier është arrestuar sot nga Policia pasi dyshohet si autor i grabitjes së parave në bankën ku punonte.



Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se bëhet fjalë për 40 vjeçarin, Gjergji Xhaho. Sipas policisë Xhajo akuzohet se ka vjedhur 1.3 milionë euro. Shuma e parave është marrë nga viti 2005 deri në vitin 2010.

Dyshohet se abuzimet janë bërë gjatë kohës që Xhaho ka qenë drejtor i bankës. Arrestimi i 40 vjeçarit Gjergji Xhaho u bë nga task forca kundër krimit ekonomik.

a.k/NOA

Fier, 29 dhjetor, NOA – Ish-drejtori i një filiali banke në Fier është arrestuar sot nga Policia pasi dyshohet si autor i grabitjes së parave në bankën ku punonte.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit