
Aliu prej disa muajsh ka qenë në kërkim nga policia. Kjo pasi Gjykata Ushtarake e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar atë me pesë muaj burg, në bazë të Kodit Penal për “Dezertimi”.
Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se policia prej disa ditës ka qenë në ndjekje të Aliut. Disa herë efektivat e policisë kanë shkuar në banesën e tij në Pogradec, por pa mundur që ta gjenin atë.
Pas informacioneve të marra për vendndodhjen e saktë të Aliut, forcat e policisë kanë arritur të arrestojnë brenda pak minutash. Pas arrestimit, Aliu është dërguar për organet e drejtësisë për të vuajtur dënimin.
a.k.NOA
Pogradec, 23 dhjetor, NOA – Policia e Pogradecit ka arrestuar dje një 21-vjeçar që kërkohej për dezertim nga ushtria. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se i riu është Aldo Aliu, banues në lagjen nr, 4 në Pogradec. (more…)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





