
Të dhënat po ngarkohen...

Vlorë, 21 dhjetor, NOA – Problemet me dokumentacionin e pronës kanë bërë që dy persona të akuzohen se kanë goditur punonjësin e Hipotekës në Vlorë.
Korrespondenti i Agjencisë NOA raporton se mbrëmjen e djeshme, dy djem 27 dhe 25 vjeç, akuzohen të kenë goditur me grushte juristin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21.30, prokuroria ka filluar procedim penal në gjendje të lirë për dy të rinjtë. a.k/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
