
Të dhënat po ngarkohen...
Gjirokastër, 11 dhjetor, NOA – 28-vjeçari Adrian Mamo nga Gjirokastra dhe e fejuara e tij Altea Hoxha, 20 vjeç, studente nga Burreli, kanë mbetur të vdekur në vend mëngjesin e sotëm, ndërsa udhëtonin nga Gjirokastra drejt Tiranës.
Ngjarja e rëndë raportohet paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet e policisë së Gjirokastrës, sipas të cilave, ajo ka ndodhur në fshatin Mashkullorë, ndërsa makina me targa TR 3076 T, ku udhëtonin dy viktimat, është përplasur me një mur.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
