
Të dhënat po ngarkohen...
Tiranë, 2 dhjetor, NOA – Ajet Markaj, personi më i kërkuar gjatë orëve të fundit në Shqipëri, është arratisur gjatë kohës që ka dalë për ajrim. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar zyrtarisht në lidhje me arratisjen e bujshme duke dhënë dhe detajet e ngjarjes.
Sipas njoftimit zyrtar, Markaj është arratisur në momentin që shokët e tij të qelisë kanë qenë duke luajtur futboll. Duke përfituar nga mungesa e vëmendjes së oficerëve të policisë, ai është larguar duke u ngjitu në murin rrethues. Pamjet e arratisjes janë regjistruar nga kamerat e burgut.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
