Transmetuar më 27-09-2010, 15:48

Uashington, 27 shtator, NOA – Pasi ditët e fundit një delegacion i Partisë për Unitet dhe Integrim (PDI), i kryesuar nga kryetari i kësaj partie, Tahir Muhedini, ka zhvilluar një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të lobuar mbi çështjen çame, drejt Uashingtonit janë nisur edhe dy deputetët e Partisë Drejtësi dhe Unitet (PDU), Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri.

Edhe ata me qëllimin për të lobuar për zgjidhjen e çështjes çame, do të zhvillojnë takime zyrtare me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Kongresit dhe Senatit, me qëllim prezantimin e saj dhe kërkesës për të vepruar për zgjidhjen e kësaj çështje.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit