
Të dhënat po ngarkohen...
Tiranë, 23 shtator, NOA – Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Milan Ro?en, përmes një mesazhi të veçantë i ka uruar sot homologut të tij shqiptar, Edmond Haxhinasto, marrjen e detyrës së re.
“Me rastin e emërimit tuaj si Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, ju lutem pranoni përgëzimet e mia të përzemërta dhe urimet më të mira për kryerjen me sukses të kësaj detyre të rëndësishme”, shkruan Ro?en.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
