
Transmetuar më 23-09-2010, 15:12
Tiranë, 23 shtator, NOA – Ndaj akuzave të deputetit demokrat Osman Metalla reagoi rishtas selia rozë duke deklaruar se ajo që po vërtetohet çdo ditë nuk është përfitimi me lejet e ndërtimit të kryetarit të Bashkisë Edi Rama, por babëzia e pushtetit që vodhi votat, për të vjedhur Shqipërinë.
“Ajo që shqiptarët po shohin përditë zoti Metalla, janë provat tona, dhe shpifjet tuaja. Ajo që ky vend po dëgjon përditë, janë historitë e pafundme të korrupsionit që po majm oborrin e pushtetit, që nuk pushon së shqyeri copa Shqipërie”, deklaroi në një konferencë të shkurtër për shtyp, deputetja socialiste Eglantina Gjermeni.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





