Transmetuar më 23-09-2010, 14:59

Nju Jork, 23 shtator, NOA – Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto mori pjesë në Darkën Trans-Atlantike të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s të, në Nju Jork, ku merrte pjesë edhe Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.

Në këtë darkë pune u diskutua rreth çështjeve të rëndësishme për paqen dhe sigurinë  në zonën euroatlantike dhe më gjerë, si dhe mbi sfidat e reja për sigurinë e përbashkët dhe mundësinë e rritjes së bashkëpunimit, me qëllim përballimin e tyre.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit