
Të dhënat po ngarkohen...
Nju Jork, 23 shtator, NOA – Në vijim të vizitës në Nju Jork, Kryeministri Berisha pati një takim të shkurtër me Kryeministrin e Japonisë Naoto Kan.
Kreu i qeverisë, i shprehu kryeministrit Kan mirënjohjen për ndihmën që Japonia i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë, me financimin dhe zbatimin e projekteve të rëndësishme për zhvillimin e vendit në fusha të ndryshme si në bujqësi, shëndetësi, arsim, infrastrukturë etj..
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
