
Të dhënat po ngarkohen...
Tiranë, 19 shtator, NOA – Kryeministri Sali Berisha është nisur sot për në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në punimet e sesionit të 65-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Gjatë vizitës disa ditore në Nju Jork, Kryeministri Berisha do të ketë takime me homologë të tij, personalitete botërore, të pranishëm në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si dhe me drejtues të sipërmarrjeve të mëdha amerikane.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
