
Tiranë, 15 shtator, NOA – Avokati i biznesmenëve Arian Tartari dhe Rrahman Selmanllari, Genc Gjokutaj ka reaguar në një konferencë për mediat, pas deklaratës së deputetit të Partisë Socialiste, Eduart Shalsi, i cili bëri publik dokumentin e privatizimit të ish ekspozitës, i firmosur nga Arian Tartari dhe pronarët e truallit, që dëshmonte sipas Shalsit se pas aferës së ish ekspozitës qëndron kompania “Vizion Costruction”.
Avokati Genc Gjokutaj deklaroi se kontrata në fjalë është e firmosur në mars të vitit 2008, porse ajo nuk ka forcë ligjore, pasi në atë kohë “Vizion Contruction”, e nënshkroi kontratën vetëm me një nga pronarët, dhe duke qenë se nuk e bindi pjesën tjetër të pronarëve të truallit e shfuqizoi këtë kontratë me një akt noterial”, të cilin deputeti Shalsi nuk e paraqiti.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





