
Të dhënat po ngarkohen...
Tiranë, 15 shtator 2010, NOA – Ministri i sapolarguar i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti, i drejtohet me një letër kryeprokurores Ina Rama, ku i kërkon ndërhyrjen pasi sipas tij po kërcënohet me jetë, madje nga struktura dhe individë politikë deri të partisë ku aderon dhe është numri dy në drejtim.
Prifti i referohet kërcënimeve siç tha të Spartak Brahos dhe tha se “shprehja e tij për mua, që: “nuk merrem me të ikurit dhe të vdekurit” është kërcënuese për mua dhe më tregon se në kokën e Spartak Brahos unë mund të jem dhe i “Vdekur”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
