
Të dhënat po ngarkohen...
Tiranë, 11 shtator, NOA – Partia Demokratike në vijim të akuzave kundër kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama deklaroi sot skemën mafioze të 12 viteve në krye të qeverisjes së Tiranës nga kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama.
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi në një konferencë për shtyp deklaroi se “Për të shtuar edhe më tej pasurimin e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka çuar në 4 mijë numrin e apartamenteve, apo në gysëm milion m2 ndërtim, duke e kthyer 20%-shin që merr me Leprin e tij, në 100 mijë m2 ndërtim”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
