
Të dhënat po ngarkohen...
Tiranë, 3 shtator, NOA, Update – “Në këtë qytet dhe në gjithë vendin ka dhjetëra mijëra kontrata me persona për objekte private. Nëse në këto kontrata figurojnë njerëz të njohur nga unë kjo nuk do të thotë asgjë”.
Kjo është përgjigja që ka dhënë për herë të parë kryetari i PS-së dhe kreu i Bashkisë së Tiranës për lidhjet e tij me biznesmenin Dritan Avllaj. Ai u shpreh se do të flas më konkretisht për akuzat që i bëhen përditë, vetëm kur t’i tregojnë lejet e ndërtimit që sipas akuzueseve janë dhënë me afera korruptive.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
