
SHBA, 20 shtator 2010 NOA - Për herë të parë në Shtetet e Bashkuara do të bëhen analizat mbi efektshmërinë e qelizave embrionale të njeriut.
Pas shumë vitesh në pritje, Corp Geron ka fituar të drejtën nga ana e FDA-së, për të kryer analizat mbi pacientë, të cilët janë të paralizuar pjesërisht.
Studiuesit e kompanisë në Kaliforni do të injektojnë qelizat, në pacientë me forma progresive të verbërisë dhe në të tjerë të paralizuar me dëme shkatërruese të palcës kurrizore.
Thomas B. Okarma, presidenti i Geron ka deklaruar për Washington Post se është tepër optimist.
“Në qoftë se do të kemi të drejtë do të bëjmë revolucion në shumë sëmundje kronike”, - shtoi Okarma. Megjithatë jo të gjithë ekspertët ndajnë të njëjtin entuziazëm.
“Më parë duhet të shikojmë se si do të
veprojnë këto qeliza brenda trupave njerëzor”, - tha John Gearhart, një pionier
i Universitetit të Pensilvania.
“Megjithatë do të jetë koha ajo që do të japë të gjithë përgjigjet e kërkuara”,
- përfundoi ai.
r.b/NOA
SHBA, 20 shtator 2010 NOA – Për herë të parë në Shtetet e Bashkuara do të bëhen analizat mbi efektshmërinë e qelizave embrionale të njeriut.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





