Transmetuar më 07-09-2010, 12:55

Tiranë, 7 shtator, NOA – Pacientët e shtruar në pavijonet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” përveç ndihmës mjekësore do të kenë mundësinë të marrin edhe ndihmë psikologjike nga punonjësit socialë në rastet kur ata paraqesin probleme sociale.



Kjo u vendos sot pas marrëveshjes së firmosur mes drejtorit të QSUT-së, Ilir Dashi dhe shefes së shërbimit Psiko-social të spitalit të “Santa Maria Degli Angeli” në Pordonone, të Italisë.

Drejtori i QSUT-së, Ilir Dashi u shpreh se “Ne duam të forcojmë këtë shërbim, që vite më parë është lënë pas dore, dhe vëmendja ka kaluar vetëm tek kurimi i pacientëve. Por, nga tani në QSUT do t’i kushtohet rëndësi edhe më e madhe punës së psikologut.

Drejtori i QSUT-së, kërkoi bashkëpunim në këtë fushë, porsa i përket eksperiencave dhe modeleve të trajtimit të pacientëve.

Përfaqësuesja italiane, Patrizia Portolan është treguar e gatshme për ofrimin e instrumenteve, programeve të punës, si dhe skedave, të cilat do të vendosen në të gjithë spitalin.

Tashmë ka nisur puna për trajnimin disaditor të psikologëve dhe punonjësve socialë të QSUT-së nga shefja e shërbimit psiko-social, në spitalin italian.

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të çertifikohen në mënyrë që të kenë mundësi të ndjekin të tjera kurse trajnimi edhe në shtetin fqinj, Itali.

mit/NOA

Tiranë, 7 shtator, NOA – Pacientët e shtruar në pavijonet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” përveç ndihmës mjekësore do të kenë mundësinë të marrin edhe ndihmë psikologjike nga punonjësit socialë në rastet kur ata paraqesin probleme sociale.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit