Transmetuar më 22-09-2010, 15:05

Tiranë, 22 shtator, NOA - Mëngjesi i së enjtes, 23 shtator, do të nisë me kthjellime në bregdet dhe zonën e ulët, ndërkohë që në zonat malore do të ketë vranësira të herëpashershme. Në orët e mesditës, vranësirat do të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit, por më të dendura ato do të jenë në zonat malore jugore ku rrezikojnë dhe shira të dobët e lokalë.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:



Shqipëria

Europa Jugperendimore si edhe ishujt britanike do te perfshihen nga vranesira dhe shira te konsiderueshem. Problematike ne keto zona do te jene dhe stuhite e forta te eres dhe shkarkesat me rrufe. Gjithashtu vranesira dhe shira do te kete ne gadishullin e Skandinavise dhe nje pjese te qendres se kontinentit por intensiteti i tyre do te jete me i dobet. Ndersa e djithe pjesa tjeter e kontinentit europian do te dominohet nga kthjellime dhe vranesira kalimtare.

Europa

Europa Perendimore dhe zona e Alpeve te Europes do te karakterizohen nga vranesira te shoqeruara me rrebeshe shiu dhe stuhi te forta ere. Po ashtu, veriu i gadishullit Skandinav do te mbetet me vranesira dhe shira te dendur.

Moti i kthjellet do te dominoje Europen Lindore dhe nje pjese te Europes Qendrore. Po ashtu me kthjellime do te mbetet pjesa me e madhe e jugut te kontinentit Europian.

Ngjarje ekstreme në Europë

Ballkani Verior alarmon shira te konsiderueshem dhe ere te forte;

Ishujt britanike rrezikojne shira me intensitet te larte dhe rrufe;

Vendet Nordike do te mbeten  me ere te forte dhe shira te dendur.

n.e/NOA

 

Tiranë, 22 shtator, NOA – Mëngjesi i së enjtes, 23 shtator, do të nisë me kthjellime në bregdet dhe zonën e ulët, ndërkohë që në zonat malore do të ketë vranësira të herëpashershme. Në orët e mesditës, vranësirat do të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit, por më të dendura ato do të jenë në zonat malore jugore ku rrezikojnë dhe shira të dobët e lokalë.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit