
Tiranë, 12 shtator 2010 NOA – Dita e parë e javës që nis nesër, pritet të jetë nën ndikimin e motit te kthjellet ne bregdet dhe zonen e ulet deri ne oret e mesditës kur priten shtim te vranësirave ne vend ku me te dendura do te jene ne zonat malore te cilat do te gjenerojnë shira te dobët dhe afatshkurtër.
Sa i përket temperaturave, gjatë ditës së nesërme në Shqipëri më e ulëta do të jetë 8 gradë Celsius në Korçë dhe më e larta, 26 gradë në disa qytete, si Tiranë, Durrës, Shkodër, Gjirokastër, e Sarandë.
Në Kosovë, Prishtina nesër do të ketë 13 gradë Celsius temperaturën më të ulët dhe 23 më të lartën.
Në Evropë, temperatura më e ulët do të jetë 9 gradë në Paris dhe më e larta, 33 gradë Celsius në Spanjë.
Më poshtë vijon parashikimi i detajuar i motit që mundësohet nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA dhe Shërbimi Metereologjik, MeteoAlb:
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





