Transmetuar më 27-09-2010, 16:24

Tiranë, 27 shtator, NOA – Deputeti gjerman Keissevetter, anëtar i komisionit të Jashtëm dhe BE-në duke shprehur vlerësimin për arritjet në Shqipëri, e garantoi sot ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto, për mbështetjen e vazhdueshme dhe të plotë të Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave, si dhe në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit, u diskutua mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, liberalizimin e vizave, rajonin, si dhe zhvillimet politike në Shqipëri.



Haxhinasto bëri një paraqitje të statusit ku ndodhet vendi ynë lidhur me integrimin në BE dhe liberalizimin e vizave, si dhe u ndal me gjerësisht tek marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e tjera të rajonit.

Në këtë kuadër, Haxhinasto vlerësoi rolin kyç të Gjermanisë për konsolidimin e paqes, sigurisë e prosperitetit në rajonin e Ballkanit. 

Në përfundim, ai vlerësoi politikën dhe rolin e Shqipërisë në rajon.

n.e/NOA

Tiranë, 27 shtator, NOA – Deputeti gjerman Keissevetter, anëtar i komisionit të Jashtëm dhe BE-në duke shprehur vlerësimin për arritjet në Shqipëri, e garantoi sot ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto, për mbështetjen e vazhdueshme dhe të plotë të Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave, si dhe në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit, u diskutua mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, liberalizimin e vizave, rajonin, si dhe zhvillimet politike në Shqipëri.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit