Transmetuar më 06-09-2010, 15:21

Tiranë, 6 shtator, NOA – Bashkia e Tiranës u ka drejtuar sot një apel të gjitha institucioneve të cilat cënohen nga Plani i Qarkullimit të Qendrës, që të respektojnë vendparkimet e caktuara prej saj dhe të mos parkojnë mjetet e tyre në vendet që janë ndalim-qëndrimi, pasi në rast të kundërt Policia Bashkiake do të marrë të gjitha masat ligjore për shkelësit.

Drejtori i Transportit dhe Lëvizshmërisë në Bashkinë e Tiranës, Enton Punavija në një deklaratë për mediat tha se “në vijim të zbatimit të Planit të Qarkullimit për Qendrën e Tiranës, Bashkia e Tiranës ka mundësuar këtë territor në qendër si vendparkim për të gjithë mjetet e  institucioneve, të cilët cënohen prej tij”.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit