Transmetuar më 10-09-2010, 11:48

Tiranë, 10 shtator, NOA – Kryetari i partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar sot se opozita nuk mund të pranojë reformën financiare në sistemin universitar. Në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët, Rama ka theksuar se gjendja e arsimit universitar është mjaft e rëndë.

Rama u ndal në vendimin për buxhetin e universiteteve publike si të papranueshëm. Ai u shpreh se ky vendim cenon edhe më tepër buxhetin e universiteteve publik. Kreu i PS-së ka theksuar se PS-së nuk është kundër arsimit privat, por mënyra sesi aplikohet në këtë sistem ka nevojë për transaprecnë.



“Kemi 35 universitete nga të cilët 11 publike. Ky është një raport i panjohur për asnjë shoqëri normale që ka përçudnuar sistemin tonë arsimor qysh në bazë.

Është një kapitull më vete sesi janë përfshirë interesa private të pushtetmbajtësve në rrijen e universiteteve private”, u shpreh kryetari i PS-së, Edi Rama.

Ai u shpreh se buxheti që shkon të universitetet private është vetëm për të përballuar rrogat dhe nuk mund të bëhet fjalë për universitetet e tjera.

a.k/.NOA

Tiranë, 10 shtator, NOA – Kryetari i partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar sot se opozita nuk mund të pranojë reformën financiare në sistemin universitar. Në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët, Rama ka theksuar se gjendja e arsimit universitar është mjaft e rëndë.

Rama u ndal në vendimin për buxhetin e universiteteve publike si të papranueshëm. Ai u shpreh se ky vendim cenon edhe më tepër buxhetin e universiteteve publik. Kreu i PS-së ka theksuar se PS-së nuk është kundër arsimit privat, por mënyra sesi aplikohet në këtë sistem ka nevojë për transaprecnë.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit