
Berlin, 25 shtator, DW – Bashkimi Evropian përpiqet të mbajë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët, para së gjithash me Rusinë dhe ish-republikat sovjetike. Këtë rol BE e luan përmes politikës së fqinjësisë. Çfarë nënkupton kjo politikë?
Politika e fqinjësisë së BE-së ekziston që nga viti 2004. Megjithëse në këtë vit ajo është përfshirë në kompetencat e komisionerit për zgjerimin, Stefan Füle, kjo nuk nënkupton një anëtarësim të këtyre shteteve në BE. Komisari i BE-së për zgjerimin, Stefan Füle e përshkruan kështu synimin e BE-së: "Politika e fqinjësisë është instrumenti ynë i vetëm me qëllim që të forcojmë stabilitetin dhe mirëqenien përreth nesh. Dhe ajo është dukshëm më pak e kushtueshme dhe më e efektshme se sa përballimi i pasojave të konflikteve apo destabilizimi afatgjatë".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





