
Tiranë, 23 shtator, NOA/ Bardhyl Selimi* – Gjatë shtatorit, pata rastin të vizitoja sërish disa nga muzeumet tona. Shoqëroja disa të huaj. Natyrisht, në Tiranë muzeu më i rëndësishëm është ai kombëtar, mu në qendër të qytetit. Ndonëse në shesh vijojnë rindërtimet dhe fasada e vetë muzeut është e mbuluar tërësisht për restaurim, vizitori mund të hyjë brenda përmes skelave me tuba të metaltë.
Gjithnjë e kam vizituar me qejf këtë muze të mrekullueshëm, për të cilin është investuar
aq shumë nga shteti komunist, ndonëse për qëllime propagande. Aty shqiptarët ndjehen
krenarë për përkatësinë e tyre, historinë, lashtësinë. Por edhe të huajt mësojnë shumë, aq
sa edhe bëhen disi ziliqarë për ne shqiptarët.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





