
Kabul, 11 shtator, DW – Megjithatë lajmi se ishin sulmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte përhapur si rrufeja në mbarë vendin. Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës fajtorë ishin organizata terroriste Al Kaida dhe aleatët e saj, talebanët. Pak kohë më vonë u përmbys regjimi i talebanëve. Afganët shpresuan për herë të parë pas 20 vitesh luftë dhe luftë qytetare për një jetë më të mirë. Por çfarë ka mbetur nga kjo shpresë tani nëntë vjet pas sulmeve të 11 shtatorit?
11 shtatori i vitit 2001 ishte për talebanët një ditë gëzimi. Ata sqaruan përmes organeve të tyre propaganduese se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për talebanët armiku më i madh i Islamit, u dënua nga Zoti.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





