
Dëshmi për jetën vetjake… nga fëmijëria e deri më sot. Lideri i të majtëve flet me marrëdhëniet me nënën, babanë, vëllanë, të birin… dhe gratë që ka pasur në jetën e tij… për artin, sportin, politikën…
Arta Marku
Edi Rama… Mu shfaq në kujtesë, vite të shkuara kur refuzoi një çmim të rëndësishëm akorduar nga juria e konkursit kombëtar Onufri. Nuk desha ta krahasoj as me Startin e as me Pastërnakun. Por sidoqoftë ishte, si edhe ata, pavarësisht shumëçkaje, refuzues i një çmimi. Nuk qe as i vetmi në rastin konkret, qe njëri prej të treve, por sepse desha të besoj se qe nxitësi. Jo për natyrën protagoniste, sepse protagonizmin mund ta bësh duke e merituar një çmim, as për prirjen narciziste, sepse besoj të jetë tipar artistësh ndaj s’mund ta diferencojë. Më shumë se kaq, e interpretova me natyrën e tij rebele e sidomos, me prirjen e theksuar drejt lirisë, që kushedi se sa herë me parë e kish shfaqur e tashmë të gjithë ia njihnin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





