Transmetuar më 17-09-2010, 13:02

Angli, 17 Shtator, NOA- Një fantazmë është shfaqur në një video marrë nga kamera në “Wolfe Pub” , një pab në Penrith, (Britani e Madhe). “Fantazma” është shfaqur për 30 sekonda.



Është një fantazmë, betohet pronari i pabit, që pasi ka parë videon ka mbetur pa fjalë dhe e ka publikuar atë në YouTube.

Andrew  Batemen, 38 vjeçar, tha se, edhe stafi i një agjencie udhëtimesh aty pranë e ka parë atë me kamerat e tyre të sigurisë.
"Unë nuk besoj në fantazmat, por ai imazh është aq i qartë, sa unë jam frikësuar jashtë mase". tha Andrew Die.

Ndërkohë, në internet ka filluar debati në lidhje me vërtetësinë e “tymit të bardhë" i cili shihet qartazi në video. Disa besojnë se është vetëm një insekt mbi lenten e kamerës.

Të tjerë thonë se kamera është pak “lëkundshme”' dhe ka krijuar një lojë të çuditshme të dritës, pra iluzionin e një fantazmë.

Por ka dhe shumë të tjerë që mendojnë se vërtet mund të jetë një fantazmë.

Video u transmetua per pak ore dhe sic mund ta shihni me poshte ajo u zhduk nga Youtube. 

a.e./NOA

{youtube}LuNmFChQQRQ{/youtube}

Angli, 17 Shtator, NOA- Një fantazmë është shfaqur në një video marrë nga kamera në “Wolfe Pub” , një pab në Penrith, (Britani e Madhe). “Fantazma” është shfaqur për 30 sekonda.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit