Transmetuar më 26-09-2010, 21:53

Stokholm , 26 Shtator NOA – Minuta terrori në Stokholm dhe kjo si rrjedhojë e një hipoteze për praninë e një kamikazi në bordin e aeroplanit të drejtuar për në Pakistan. Policia detyroi menjëherë uljen e avionit dhe bëri arrestimin e të dyshuarit. Flitej si ai mbante me vete eksploziv. Në bordin e avionit ishin 273 persona, të cilët u evakuuan menjëherë. Avioni ishte nisur nga Toronto dhe kanë qenë pikërisht autoritetet kanadeze që dhanë alarmin e parë. Pas kontrollit që u krye mbi personin në fjalë atij nuk ju gjend asnjë eksploziv nga autoritetet suedeze. Lajmi u bë i ditur nga një zëdhënës i autoriteteve suedeze i cili pohoi se nuk kishte asnjë eksploziv dhe kjo pas asaj që u bë e ditur nga mediat lokale në lidhje me këtë çështje. Siç është bërë e ditur personi i arrestuar është një qytetar kanadez me origjinë pakistaneze.

r.b/NOA

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit